Nëntori numerik, muaji i artit digjital dhe eksperiencave imersive në “KubFranceTirana”

Mësoni më shumë në këtë artikull

Në kuadër të Nëntorit Numerik (Novembre Numérique), një iniciativë ndërkombëtare që promovon kulturën digjitale franceze në mbarë botën, “KubFranceTirana” sjell këtë muaj një program të pasur me aktivitete që bashkojnë artin, teknologjinë dhe krijimtarinë bashkëkohore.

Përgjatë gjithë muajit Nëntor, publiku është i ftuar të ndjekë ksperienca që tejkalojnë kufijtë klasikë të artit, duke eksploruar dimensione të reja përmes realitetit virtual, performancës, si dhe takimeve mbi ruajtjen e imazheve filmike dhe rrjeteve sociale.

Eksperienca të realitetit virtual (VR)

Në hapësirat e “KubFranceTirana” do të mund të provoni dy eksperienca unike të realitetit virtual:

  • “En tête-à-tête avec la Joconde”, një udhëtim imersiv përreth kryeveprës së Leonardo da Vinçit, që ju lejon të shihni dhe të ndjeni “Mona Lizën” në një mënyrë tërësisht të re.
  • “Madrid Noir”, një aventurë interaktive e animuar që ndërthur estetikën e filmit noir me teknologjinë VR, duke ju zhytur në një rrëfim plot emocione dhe mister.

Biseda & workshop

Nga 30 tetori deri më 20 nëntor, “KubFranceTirana” do të organizojë një seri bisedash dhe workshopesh:

  • Mbi ruajtjen e imazheve filmike përmes teknologjisë, nga Erjon Tusha më 30 nëntor 2025, ora 18:00;
  • Mbi rrjeteve sociale dhe krijimit të përmbajtjes online, për çfarë funksionon e çfarë jo, nga “Geek Room” më 8 nëntor 2025, ora 11:30;

Këto aktivitete do të shërbejnë si hapësira frymëzuese për profesionistë, studentë dhe të gjithë ata që duan të kuptojnë më thellë ndikimin e inovacionit në artin modern.

Performanca “Myselves”, një reflektim digjital mbi identitetin

Kulmi i programit vjen me performancën “Myselves”, nga kompania franceze K. Danse, më 19 nëntor, ora 20:00, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Tiranë.

Një shfaqje që ndërthur vallëzimin bashkëkohor me elementë të realitetit virtual dhe ndërveprimit digjital, “Myselves” eksploron marrëdhënien mes trupit, identitetit dhe teknologjisë, një reflektim artistik mbi mënyrën si teknologjia ndikon në mënyrën si e perceptojmë veten dhe botën.

Një ftesë për të përjetuar kulturën digjitale

“Nëntori Numerik” është një iniciativë e Institut Français dhe rrjetit të kulturës franceze, që këtë vit zhvillohet në më shumë se 80 vende të botës. Programi i “KubFranceTirana” është pjesë e kësaj lëvizjeje globale që synon të promovojë dialogun midis artit, teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri.

Ky nëntor, më shumë se kurrë, na fton të jemi pjesë e kulturës digjitale në zhvillim, të eksplorojmë realitete të reja dhe të zbulojmë sesi teknologjia mund të shërbejë si mjet për krijim dhe bashkëpunim artistik.

Për më shumë, na ndiqni në artikuj të ngjashëm!

Nëntori numerik te kubfrancetirana

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.