“Rrugëtim i Ëndërrt” – 50 Vjetori Animacionit Shqiptar
Rrugëtim i Ëndërrt” – 50 Vjetori Animacionit Shqiptar 🇦🇱
🔠 ËNDËRRT mb.
Është ai që bëhet si në ëndërr, fantastik; shumë i këndshëm.
📖 ËNDËRR f.
1. Ajo që shohim në gjumë, varg vegimesh, figurash, ngjarjesh etj. që na shfaqen kur flemë.
2. Dëshirë e zjarrtë për diçka që duam të na plotësohet në të ardhmen.
3. Diçka e krijuar nga përfytyrimet, nga imagjinata ose nga fantazia; dëshirë a synim që nuk mund të plotësohet, diçka e ëndërruar me kot, lodër e fantazisë; gjë e kotë, iluzion.
❤️ Përkëdhel një ëndërr.
Kështu nisi dikur nga vitet 1974 – 1975, ndodhi “ëndrra” me të gjitha dimensionet e fjaleve që fjalori shqip përmban për të bërë shpjegimin ndijor, emocional apo literal të asaj që po vinte si detyrë dhe krijmtari, plot guxim e frikë. Mrekullia e krjimit të studios së animacionit ose, siç njihej asokohe, filmi multiplikativ, filloi të frymonte kudo: nga krijuesit e deri tek publiku.FTESË “Rrugëtim i ëndërrt”
Të dashur miq të animacionit shqiptar,
Ju ftojmë me zemër që të bëheni pjesë e një mbrëmjeje magjike në ceremoninë e hapjes së festimeve për 50-vjetorin e animacionit shqiptar, një udhëtim i ëndërrt përmes historisë, artit dhe kujtimeve që na kanë shoqëruar brez pas brezi.🥰
Festa nis më 22 dhjetor 2025 në Parkun Rinia, në orën 17:00, me një eksperiencë unike Immersive Reality, ku do të mund të përjetoni animacionin shqiptar si kurrë më parë. 🐻🐇🦊
Më pas, eventi “Rrugëtim i ëndërrt” vazhdon në Kinema Millennium, në orën 18:30, me ceremoninë zyrtare të çeljes së festës.
🤗Pas ceremonisë, ju presim në një koktej të këndshëm në Millennium Garden, për të ngritur gotat, për t’u takuar, për të kujtuar të kaluarën e bukur dhe për të festuar së bashku vizionin e animacionit shqiptar për të ardhmen. 🥂
Pjesëmarrja juaj do ta bëjë këtë mbrëmje edhe më të veçantë.
😊Mirë se të vini në rrugëtimin tonë të ëndërrt!
Eventi “Rrugëtim i ëndërrt” do të celebrojë krijimtarinë 50 vjeçare të këtij zhanri kaq të bukur e të veçantë në Shqipëri, nëpërmjet një konceptimi modern audiovizual.
Na ndiqni 👉 22 dhe 23 dhjetor 2025
📌 Parku Rinia
📌 Kinema Millennium
📌 Kinema Drita, në AQSHF
📌 Kinema Agimi
📌 Kinema Maks Velo, Laprakë
📌 Tirana Moon
📌 Universiteti i Arteve
Date
- 22/12/2025
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Kinema Millenium
Vendndodhje të tjera
Arkivi Qendror Shteteror i Filmit
Kinema "Maks Velo" Laprakë
Parku "Rinia" Tirane
Qendra e Artit "Agimi"
Universiteti i Arteve