“Krishtlindje në Opera”

🎄 Krishtlindje në Opera 🎶

✨Në prag të festave të fundvitit, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ju fton në një mbrëmje të veçantë muzikore, ku fryma e Krishtlindjes merr jetë përmes tingujve koral dhe harmonive festive.

🪄Nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi, Kori i TKOBAP-së dhe Kori i Zërave të Bardhë, nën drejtimin e sopranos Sonila Baboci, sjellin një program të përzgjedhur që ndërthur traditën, emocionin dhe ngrohtësinë shpirtërore të kësaj periudhe magjike.
Në piano Ingrid Pulizo shoqëron këtë udhëtim muzikor plot dritë dhe ndjeshmëri.

🎄Një mbrëmje që fton publikun të ndalë ritmin e përditshëm dhe të përjetojë bukurinë e Krishtlindjes përmes muzikës.

Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30.

Ju mirëpresim!

Date

20/12/2025
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Holli i Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.