12 – Dielli i ditës tjetër nga Blerta Kambo & Mbyllja me koncert nga “Arbëreshë”

Dielli i ditës tjetër

Një instalacion nga Blerta Kambo me ftesë të @ywcaalbania
Një ndërhyrje artistike për 12 ditë.
Një dedikim për forcën dhe guximin; për betejën, qëndresën dhe rilindjen.

Për 1 në 12 gra që do të preken nga kanceri i gjirit.
Për të folur, për të parandaluar, për t’u kujdesur.

Hapja 12 nëntor
Ora 12.00
Sheshi Skënderbej

Pas një jave me shi, nesër dielli
do të dalë përsëri për pak, ndërsa përshëndesim mbylljen e instalacionit “Dielli i Ditës Tjetër”, nga Blerta Kambo, mbi mozaikun ‘Shqipëria’ i cili do të rikthehet në gjendjen e tij fillestare.

Qëllimi i instalacionit ishte të sillte në vëmendje betejën e grave me kancerin e gjirit — si një dedikim për ato që janë prekur dhe si një thirrje për ta zbuluar në kohë.
1 në 12 gra do të preket nga kjo sëmundje.

Edhe pse pjesërisht u keqkuptua, dhe u keqpërdor, një gjë është e sigurt: u fol.

Eja në mbyllje, e ndërsa instalacioni hiqet @i.am.arbereshe do të na ngrohë zemrën me lirikën e zërit e saj.

⏰Ora 13:00 (fiks)
📍Sheshi Skënderbej

Date

12 - 21/11/2025
Aktivitete të Përfunduara

Location

Sheshi Skënderbej

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.