BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.28.0//EN
X-ORIGINAL-URL:https://staging.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-88bb32f17cf7838be4145abe4a952a08@staging.almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20250527T200000
DTEND;TZID=Europe/Tirane:20250527T200000
DTSTAMP:20250523T223806Z
CREATED:20250523
LAST-MODIFIED:20250523
PRIORITY:5
SEQUENCE:1
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:Enrico Rava me Fearless Five – Live në Tiranë
DESCRIPTION:Fearless Five është projekti më i ri i Enrico Rava-s, një kuintet që “nuk e njeh frikën” i përbërë nga një brez i ri muzikantësh, i cili bashkon energjitë e reja dhe krijuese me përvojën e gjerë të drejtuesit të grupit.\nRevista historike Musica Jazz, me rastin e referendumit vjetor të Top Jazz-it, i dha grupit Fearless Five çmimin për vitin 2024, si “Disku i vitit” dhe “Grupi i vitit”.\nEdhe një herë, Rava ka arritur të krijojë një formacion të freskët dhe emocionues. Fearless Five përbëhet në fakt nga muzikantë me spesor të madh: energjia e Matteo Paggi-t në trombone (Çmimi Top Jazz 2024, Talenti më i Mirë i Ri) dhe bateristja dhe këngëtarja e jashtëzakonshme Evita Polidoro (zbulimet e fundit befasuese të Ravës, të zbuluara në Siena Jazz), bashkohen me nxitjen e kontrabasit të Francesco Ponticelli-t dhe kitarës së domosdoshme të Francesco Diodati-t, tashmë përkrah Ravës prej rreth dhjetë vjetësh dhe qendër e vërtetë graviteti e këtij kuinteti muzikantësh të xhazit, që ” nuk e njohin frikën”.\nMe këtë grup – thotë Rava – ndihem sikur jam në një ishull ideal, ku secili jep dhe secili merr atë që ka nevojë. Ka liri të madhe por edhe respekt të ndërsjellë, të gjithë dëgjojnë tjetrin, si në një demokraci të përsosur, që vetëm xhazi mund ta përfaqësojë.\nTë gjithë muzikantët e kanë këtë aftësi të madhe, pothuajse telepatike për të dëgjuar dhe ndërvepruar me imputet. Por duhet edhe guxim për të qëndruar në këtë ishull. Herë i rrethuar nga një det kërcënues, ndonjëherë më pak, duke pasur parasysh kohët e vështira që po përjetojmë, mbetet ende ishulli im ideal ku më pëlqen të jetoj dhe të luaj”.\n \nEnrico Rava është padyshim muzikanti më i njohur dhe më i vlerësuar ndërkombëtarisht i jazz-it italian. I angazhuar gjithmonë në përvojat më të ndryshme, krijuese dhe stimuluese, ai u shfaq në skenë në mesin e viteve 1960, duke u vendosur shpejt si një nga solistët më bindës të xhazit europian. Themelore në suksesin e tij ishin edhe eksperiencat në Amerikë, ku jetoi për disa vite (duke marrë pjesë në shumë grupe të rëndësishme dhe duke regjistruar përvoja përkrah Gato Barbierit, Steve Lacy, Carla Bley, Cecil Taylor, Archie Shepp, Lee Konitz, Pat Metheny, John Scofield, Michel Petrucciani dhe shumë të tjerëve) dhe më pas bëri turne nëpër botë. Sinqeriteti i tij njerëzor dhe artistik e vendos jashtë çdo forme dhe e bën një muzikant rigoroz, por jo ndjekës rregullash.\nEnrico Rava, trombë, flugelhorn\nMatteo Paggi, trombon\nFrancesco Diodati, kitarë elektrike dhe akustike\nFrancesco Ponticelli, kitarë double bass\nEvita Polidoro, bateri, vokal\nQendra Kulturore e Katedrales Ortodokse Tiranë\nHyrja e lirë\n
URL:https://staging.almanart.al/events/enrico-rava-me-fearless-five-live-ne-tirane/
CATEGORIES:Koncert,Muzikë
LOCATION:Qendra Kulturore Katedralja Tirane
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://staging.almanart.al/wp-content/uploads/2025/05/WhatsApp-Image-2025-05-23-at-21.20.56-1-e1748032471765.jpeg
END:VEVENT
END:VCALENDAR
