BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.28.0//EN
X-ORIGINAL-URL:https://staging.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-983379e5eacf56a55f44720792d81bc2@staging.almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20240321T190000
DTEND;TZID=Europe/Tirane:20240321T190000
DTSTAMP:20240319T203947Z
CREATED:20240319
LAST-MODIFIED:20240319
PRIORITY:5
SEQUENCE:1
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:Dita Botërore e Poezisë me “Korridoret e poezisë” nga Allen Ginsberg te “Berk Botime”
DESCRIPTION:Më 1955 poeti amerikan Allen Ginsberg shkroi “Howl” (“Ulërimë”), një poemë që sfidonte fort status quo-në kulturore jo vetëm në ShBA, por kudo në botë. Prej anonimitetit relativ, autori i saj u kthye në lajmin e ditës. “Howl”, kushtuar mikut të tij Carl Solomon, është dëshmi e shpërthimit të vetë autorit: “Pashë mendjet më të shquara të brezit tim të shkatërruar nga çmenduria …”. Në këtë poemë Ginsberg-u arriti të kthente në poezi format e ndryshme të çmendurisë me të cilat u përball në jetën e tij – çmendurinë e së ëmës, të miqve, shtrimin e tij në një klinikë psikiatrike, si dhe çmendurinë e një bote të rrënuar të pas luftës – duke formuluar një thirrje letrare për të mbrojtur shpirtin njerëzor nga shtypja shoqërore. “Howl” u bë poezia më e lexuar në Shtetet e Bashkuara që prej botimit, deri në ditët e sotshme.\nMë 1962 Ginsberg-u botoi poemën tjetër kushtuar së ëmës pas vdekjes, “Kaddish for Naomi Ginsberg” (“Kadish për Naomi Ginsberg-un”), krijimi më i arrirë letrar i tij. Sërish, çmenduria trajtohej gjerësisht në këtë poemë, por ndryshe nga “Howl”. Në të ritregohet shkatërrimi i së ëmës prej sëmundjes së rëndë mendore. Për autorin kjo poemë ishte kaq e dhimbshme, saqë rrallë e lexoi vetë publikisht. “Kaddish” përbën një nga rastet më të hershme dhe më të fuqishme të rrëfimit të skizofrenisë në vetë të parë. Në të shpaloset përmasa njerëzore e Naomi Ginsberg-ut dhe përpjekja e saj për të gjetur kuptim dhe dinjitet, pavarësisht sëmundjes dhe mjekimeve rrënuese.\nMë shumë se 60 vjet pas botimit të këtyre poemave dhe përhapjes së tyre anembanë botës, në Ditën Botërore të Poezisë, vlen të shohim një anë pak të trajtuar të poezisë së A. Ginsberg-ut: cilën çmenduri shpalos autori në poezinë e tij, dhe si arrin të jetë kaq çliruese (“Howl”) dhe kaq tronditëse (“Kaddish”)? Si ia doli Ginsberg-u të përdorë çmendurinë përreth e brenda tij, për ta kthyer në poezi të fuqishme, që u bë pikënisje e shpërthimeve kulturore? Dhe, pyetja e përjetshme: a mund të ndahet vepra nga autori?\nKëto tema do të trajtojë biseda mes Elsa Demos dhe @sokol_cunga ( https://www.instagram.com/sokol_cunga/ ) , shoqëruar me lexime të poemave “Howl” dhe “Kaddish for Naomi Ginsberg” (në shqip).\n
URL:https://staging.almanart.al/events/dita-boterore-e-poezise-me-korridoret-e-poezise-nga-allen-ginsberg-te-berk-botime/
CATEGORIES:Poezi,Takim/Konferenca
LOCATION:Berk Botime
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://staging.almanart.al/wp-content/uploads/2024/03/IMG_7906.jpeg
END:VEVENT
END:VCALENDAR
